Transmetuar më 13-03-2018, 13:01

Fëmijëri e dhimbshme mes bombardimeve dhe frikës për jetën e mijëra fëmijëve në Siri. Lufta në atë vend ka prekur zemrat e kujtdo për këto krijesa të pafajshme që vuajnë pasojat.

Situata ka prekur edhe moderatorin e njohur Ardit Gjebrea, i cili ka ndarë në Instagram një foto tronditëse.

Në të shihen disa fëmijë sirianë që kanë humbur jetën për shkak të situatës konfliktuale që ndodhet vendi.

“Ata nuk po flenë, janë engjëj… 910 të vegjël sirianë nuk jetojnë më vetëm në vitin 2017. Janë shumë!”, ka shkruar Arditi përkrah fotos.

Këtë foto Instagrami e ka fshehur për të mos u parë nga njerëzit që janë të ndjeshëm nga pamje të tilla./b.l/noa.al/