Transmetuar më 13-03-2018, 13:00

Dalja e parë publike me mbretëreshën Elisabeth, për aktoren amerikane Meghan Markle, e cila në 19 maj do të martohet me princin Harry.

Familja mbretërore u shfaq thuajse e plotë në meshën e kësaj të diele për Commonwealth's Day, në Westminster.

Vëmendjen e tërhoqën dy nuset e familjes Megah dhe Kate, të cilat ishin veshur ngjashëm bardhë dhe blu, nga koka tek këmbët.

Që të dyja ishin veshur me pallto dhe mbanin kapele në dorë, por ajo që ra në sy, ishte se si bashkëshortja e princit William, Katte Middleton, edhe nusja e ardhshme e familjes mbretërore Meghan, kishin veshur këpucë thuajse identike, shkruan noa.al.

Kate e cila ndodhet në muajin e tetë të shtatzënisë, mbante veshur një palë këpucë të ‘Rupert Sanderson’ prej 485 sterlinash, të përdorura më herët edhe në shkurt të vitit 2016, ndërsa Meghan një palë këpucë të ‘Manolo Blahnik’, me kosto prej 450 sterlinash. /a.y/noa.al