Transmetuar më 13-03-2018, 12:03

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, i ka bërë ftesë Kryeministrit Edi Rama që të bashkëpunojnë në interes të qytetarëve shqiptarë.

Më tej ajo ka folur edhe për raportet që ka me kreun e qeverisë, por edhe me atë të opozitës Lulzim Basha.

“Unë e kam thënë dhe po e përsëris, qoftë me Bashën qoftë edhe me Ramën marrëdhëniet personale i kam shumë të mira. Aktualisht me Bashën jemi në marrëdhënie bashkëpunimi në frontin opozitar. Ne në 27 vite tranzicion nuk jemi mësuar të shohim partitë e opozitës që japin alternativë. Jemi mësuar të thonë vetëm, po ose jo, por ka edhe mundet”, u shpreh Kryemadhi.

Ajo shtoi se bashkëpunimi do të jetë transparent dhe asgjë nuk do të mbahet në fshehtësi.

Lidhur me qëndrimin e LSI në Kuvend, ajo tha se tonet e LSI nuk kanë munguar të jenë direkte, të ashpra dhe emocionale. /a.y/noa.al

Kryemadhi: Sot jemi përballë sfidës së mbijetesës, LSI ofron paketën për anti-varfëri