Transmetuar më 13-03-2018, 11:58

Mesditën e sotme, ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu ka zhvilluar një takim me kreun e PD-së, Lulzim Basha.

Takimi mes tyre po mbahet në zyrën e Lulzim Bashës në ambientet e selisë blu.

Kjo bisedë mes tyre vjen pas akuzave të revistës amerikane "Mother Jones" për lidhjet e Bashës me lobistët rusë.

Sipas investigimit Basha ka paguar rreth një milion dollarë për tu afruar me stafin e presidentit amerikan Donald Trump. Ndërsa flietet se rusët kanë pasur edhe influencë tek zgjedhjet në Shqipëri./m.sh/noa.al/