Transmetuar më 13-03-2018, 11:44

Është ndarë nga jeta në moshën 90- vjeçare legjenda e komedisë britanike, shumë popullor në vendin e tij, Sir Ken Dodd.

Lajmin e ka bërë të ditur agjenti i tij Robert Holmes përmes një deklarate ku u shpreh se: "Komediani me sy të mëdhenj dhe me flokë të shpupuritur ishte një prej emrave të fundit të mëdhenj të ‘music hall".

Legjenda e komedisë doli nga spitali vetëm pak kohë më parë pas gjashtë javësh trajtimi për një infeksion në gjoks.

Të premten ai u martua me Anne Jones, partneren e tij prej 40 vitesh në shtëpinë e tyre në Liverpool.

Komediani jetoi në atë shtëpi që ditën kur lindi dhe nuk ka jetuar në asnjë vend tjetër. Sir Ken ishte i famshëm për shfaqjet e tij dhe deri vitin e kaluar ai ka qëndruar në skenë.

Ai ka qenë komedian që në vitin 1954. Në vitin 1960 hyri në Librin e Rekordeve Guinness sepse tregoi 1500 batuta në tre orë e gjysmë.

Pas emrit të tij në skenë, karriera e tij në televizion dhe radio ishte shumë e suksesshme. Ai nuk ishte vetëm komedian por edhe këngëtar shumë i rëndësishëm në tregun muzikor./b.l/noa.al/