Transmetuar më 13-03-2018, 11:10

Një aksident me pasojë përmbysjen e një makine është shënuar paraditen e sotme në autostradën Durrës-Tiranë.

Bashkëpunëtori i Noa.al, sjell pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet një makinë me targa AA 6890 SI, e përmbysur anës rrugës.

Mësohet se si pasojë e aksidentit nuk ka të lënduar në njerëz, por vetëm dëme materiale.

Sakaq policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton për të zbuluar më shumë mbi sa ka ndodhur.

Dyshimet paraprake janë përqendruar në faktin se automjeti ka dalë nga rruga si pasojë e shpejtësisë. /a.y/noa.al