Transmetuar më 13-03-2018, 10:48

Që prej kohës kur Kate Middleton dha lajmin për shtatzëninë në muajin shtator, në shumë prej daljeve publike, ajo ka zgjedhur të vishet me blunë e thellë, përsëri e përsëri.

Çfarë po përpiqet të thotë? Ndoshta Kate po përpiqet të na japë sinjalin e gjinisë së fëmijës. Sipas Us Weekly, kur bëhet fjalë për seksin e fëmijës së tretë, Kate dhe William “janë duke na surprizuar të gjithëve.”

Nëse Kate po pret një djalë, Duka dhe Dukesha e Kembrixhit do të bëhen me dy djem dhe një vajzë.

Por ndërsa po afrohet data kur do të lind fëmija i tretë i çiftit mbretëror të Kate Middleton dhe Princit William, zërat e shumtë thonë se bebja ka shanse të vijë në jetë në një ditë vërtet të veçantë për çiftin e famshëm.

Dukesha e Kembrixhit dhe Princi William, mund të bëhen prindër për herë të tretë, pikërisht në 29 prill, datë e cila përkon edhe me përvjetorin e shtatë të martesës së tyre.

Sipas revistës britanike Hello, nëse fëmija i Kate dhe William do të lind në përvjetorin e tyre të dasmës, kjo do e bënte edhe më të veçantë ditën, pasi do të shënonte edhe fillimin e një festimi të dyfshitë vjetor për të gjithë Britaninë e Madhe.

Pritet që Kate të lind në spitalin privat Shën Maria në Londër, ashtu siç bëri edhe me dy fëmijët e tjerë, Princin George dhe Princeshën Charlotte. Princi George i Kembrixhit, që ka lindur në korrik të vitit 2013, tani është katër vjeç, ndërsa Princesha Charlotte, që ka lindur në maj 2015, tani është 2 vjeç./b.l/noa.al/