Transmetuar më 13-03-2018, 10:15

Një nuse është arrestuar në ditën e saj më të bukur të jetës, gjatë celebrimit të martesës.

Amber Young u akuzua se kishte aksidentuar 2 makina në efektin e alkoolit.

Sipas policisë, 32 vjeçarja nga Arizona u arrestua pasi u dha njoftimi për një aksident ku u përfshinë 3 makina.

Nusja u vu në pranga për drejtimin e makinës nën efektin e alkoolit ndërsa shkonte në dasmën e saj.

Nga aksidenti mbeti i plagosur një person që u dërgua në spital me lëndime të lehta.

Nga fotot e publikuara nga mediat amerikane nusja po shoqërohet nga policët në pjesën e pasme të makinës, me pranga në duar.

Ajo u arrestua në orën 10.30 të mëngjesit në Marana, Arizona, 30 milje në veri të Tusçon.

 Zëdhënësi i policisë Sgt. Chriswell Scott tha se një person ka pësuar lëndime të lehta gjatë aksidentit./m.sh/noa.al/