Transmetuar më 13-03-2018, 10:06

Vihet në prangat e policisë drejtuesi i autobusit, ku si pasojë e daljes së tij nga rruga, mbetën të plagosur 10 nxënës.

Astrit Hysi, 52 vjeç, banues në fshatin Vërzhezhë, Skrapar, u arrestua nga policia, si shkaktar i aksidentit.

Prangosja e tij u bë pasi, në rrugën dytësore Vërzhezhë – Çorovodë, në vendin e quajtur “Kthesa e Minos”, duke drejtuar mjetin tip Benz autobus, me targa AA 245 KE humbi kontrollin e mjetit dhe doli nga rruga duke u përmbysur në përrua, ku për pasojë u lënduan nxënësit që udhëtonin me këtë automjet.

Më konkretisht në orën 07:35 të mëngjesit të së hënës, mjeti me targa AA 445 KE me drejtues Astrit Hysin, që transportonte nxënës shkolle nga fshatrat Buzuq dhe Orizaj për në shkollën e Çorovodës, ka dalë nga rruga.

Për pasojë nxënësit E.K., 17 vjeçe, A.K., 17 vjeçe, R.H., 17 vjeç dhe B.H., 17 vjeç po dërgohen në spitalin e Beratit për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa nxënësja R.K., 18 vjeçe, u transportua në Spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë më të specializuar.

Gjithashtu u lënduan lehtë edhe 5 nxënës të tjerë të cilët ndodhen në spitalin e Skraparit, për të marrë ndihmë mjekësore pa probleme për jetën. /a.y/noa.al

Aksidenti me 10 nxënës të plagosur, MSH jep informacion të detajuar

Përmbyset furgoni me nxënës, ja çfarë deklaron mjeku i Traumës në Tiranë

Dalja e furgonit nga rruga, 10 nxënës të plagosur, njëra rëndë