Transmetuar më 13-03-2018, 08:43

Çerdhja e saj “Little Giggles” në Bend, të Oregon, SHBA, ishte i paligjshëm, ndërsa drejtuesja nuk kishte as diplomën e duhur. Por pronarja e tij, 32-vjeçarja January Neatherlin, i keqtrajtonte dhe i rrezikonte çdo ditë fëmijët të cilët i besoheshin, nga 6 muajsh, në 4 vjeç.

Kjo pasi ajo i braktiste të vetëm, për të shkuar në palestër apo për të bërë solar për nxirje.

Një sjellje e papranueshme, e cila vijoi deri në mars të vitit 2017, kur u zbulua gjithçka, pasi një ish i dashuri i saj dhe një fqinj, lajmëruan policinë.

Agjentët mbajtën në kontroll për disa ditë çerdhen, deri kur, pasi pritën gruan që të dilte, hyn në objekt dhe gjetën shtatë fëmijë, të gjithë nën 4 vjeç, krejt të vetëm.

Ashtu si gjithmonë January i kishte zbutur duke iu dhënë një lloj droge, ndërsa prindërve u kishte thënë që të mos vinin nga ora 11-14.00 pasi në atë orë flinin gjumë, kjo pasi në atë fashë orare merrej me sport, shkruan noa.al.

Pasi u zbulua, gruaja nuk mundi të bënte gjë tjetër veçse të pranonte dhe të kërkonte ndjesë, por të premten që lamë pas ajo u dënua me 21 vite e 4 muaj burg.

January, u deklarua fajtore edhe për dhunë ndaj disa fëmijëve. /a.y/noa.al