Transmetuar më 12-03-2018, 23:45

Kryeministri Edi Rama ka mohuar të ketë takuar ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri gjatë vizitës në spital, ashtu siç deklaroi ish-kryeministri Sali Berisha. Në emisionin “Studio e Hapur” në News24, Rama tha se nëse do donte ta takonte Tahirin, mund ta takonte kudo por kjo gjë nuk ka ndodhur. Ai foli për një komunikim me mesazhe me ish-ministrin. Ndërsa ka bërë një etiketim për ish-kryeministrin Berisha duke përdorur një proverb popullor. “Pse duhet të shkoj në spital të takoj Saimir Tahirin. Ka të ndenjura ku të rrijë kjo punë”, tha Rama.

Ku do ta takonit?

Në zyrë.

Po dhe atëherë do ishte lajm.

Ama ta takoja, por jo të gjenerohet një histori e tërë se hedh një budalla, kokrra e budallait një gurë në lum dhe hidheni ju të gjithë si të mençur për të nxjerrë gurin nga lumi. E kuptoni se ka ardhur koha të hiqni dorë nga kjo maskaradë.

Media është e lirë më në fund…

Kjo nuk është liri, është shthurja më e madhe e lirisë dhe abuzim me lirinë. S’ka abuzim më të madh me lirinë se ta përdorësh.

Ju quani kreun e opozitës ‘kokrra e budallait’?

Jo nuk ka thënë ai.

Po edhe ai ka thënë.

Po edhe ai pra, hedh budallai një gur në lumë, turren të mençurit. Po u hodh Saliu, ai gati është.

A është Sali Berisha kokrra e budallait?

Është proverbi. Je e zhytur në sallatën ruse. Unë solla proverbin. Hedh kokrra e budallait një gur në lumë dhe hidheni të gjithë si të mençur.

E takove Saimir Tahirin?

Nëse do kisha nevojë ta takoja, e takoja ku të doja. Nuk e kam takuar Saimir Tahirin se nuk kam pasur nevojë ta takoj dhe as malli nuk më ka marrë. Por është çështje tjetër….

Se këtu merr tjetri në telefon dhe akuzon për vrasje. Këtij i është dhënë statusi se ka të drejtë për çdo gjë. Tani që ka lajthitur komplet

E keni takuar Tahirin prej nisjes së hetimit?

Skam pasur asnjë kontakt, kam pasur një komunikim me mesazh shumë korrekt për një drejtues lokal të PS-së. Asnjë takim. Tahiri është person nën hetim. Keni dëgjuar ta mbrojë dikush tjetër përveç avokatëve. Unë pres rezultatin e hetimit.