Transmetuar më 12-03-2018, 23:12

Deputetja e Partisë Socialiste Elisa Spiropali e ftuar në “Opinion” është shprehur se varfëria në vendin tonë nga viti 2013-të është në ulje.

Spiropali theksoi se në vitin 2013, varfëria kapte shifrën 7.3%, ndërsa ka ardhur duke rënë vazhdimisht.

“Në vitin 2014, 6.5% në 2015 6.5% dhe në 2016 5.8%, ndërsa në 2017 5.6% dhe në 2018 5.1%”, – theksoi ajo.

Deputetja e PS tha se varfëria në vendin tonë është një problem, pavarësisht tendencës së uljes së saj.