Transmetuar më 12-03-2018, 20:53

Janë zbardhur detaje të reja nga shpërthimi që ndodhi sot në Tirane.

Sipas News24, i riu Gentian Hoxha, i cili mbeti i plagosur, montonte mina ne celular.

Sipas informacioneve ai ishte duke montuar një minë dhe ajo i shpërtheu në dorë. Ai ishte duke punuar në momentin e shpërthimin.

Po të njëjtat burime deklarojnë se ai kishte hyrë në dyqan dhe kishte nisur punën, dhe më pas kishte ndodhur shpërthimi.

I riu ka humbur gishtat e duarve, ndërsa është dërguar në spitalin e Traumës me dëmtime të shumta në fytyrë dhe në trup.

Dyshimet shtohen edhe nga fakti se dera e dyqanit të celularëve ishte e mbyllur me çelës, kur ndodhi shpërthimi. /k.k/noa.al/