Transmetuar më 12-03-2018, 19:35

Banesa e një të moshuari ka rënë pre e grabitësve me maska.

Ngjarja ka ndodhur në në fshatin Biranj të Korçës, ku hajdutët arritën që të futeshin me forcë në banesën e shtetasit, H.SH, 78 vjeç.

Një natë më parë, persona ende të paidentifikuar arritën që të shkallmonin me forcë derën kryesore për të hyrë brenda.

Më pas ata kanë grabitur një shumë të konsiderueshme parash, euro dhe lekë shqiptare.

Po ashtu, autorët kanë marrë edhe sende të tjera me vlerë.

NJOFTIMI I POLICISË

Më datë 11.03.2018, gjatë natës, në fshatin Biranj, kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit H.SH vjeç 78, ku kanë marrë një sasi eurosh, një sasi lekësh dhe sende të tjera. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. /k.k/noa.al/

Foto Ilustruese