Transmetuar më 12-03-2018, 19:31

Policia Kufitare ka ndaluar pranë pikës kufitare të Hanit të Hotit një shtetas sirian i cili ishte larguar nga qendra pritëse e azilkërkuesve në Babrru.

Ky person duket se po tentonte të linte kufirin shqiptar për të shkuar drejt Malit të Zi, e më tej në vendet evropiane.

Shtetasi me inicialet K.B. 23-vjeç, u ndalua në vendin e quajtur “Varri i Ushtarit ”.

Ai u rikthye në qendrën pritëse të azilërkuesve.

Edhe më parë shumë emigrantë janë akomoduar në këtë qendër duke kërkuar azil por më pas janë arratisur./a.m./noa.al/