Transmetuar më 12-03-2018, 18:48

Tualetet publike në Japoni janë të ndërtuara në mënyrë unike, si askund tjetër në botë.

Të apasionuar pas teknologjisë, japonezët e kanë aplikuar atë edhe në banjot publike.

Që nga mbyllja automatike e kapakut, deri te funksionet e masazhit, këto banjo nuk i keni parë asnjëherë më parë.Por banjot karakteristike të tyre nuk përfundojnë me kaq, dhe këtë e dëshmojnë disa fotografi të publikuara në të cilat paraqiten banjot publike të Tokios.

Fotografitë janë grumbulluar nga Hidefumi Nakamura, i cili i ka ngarkuar ato në faqen e tij në Instagram toilets_a_go_go.

Ai thuhet se krijoi faqen në fjalë për të vënë në dukje se sa prej tualeteve publike kanë dizajne të çuditshme që nuk përputhen me ambientin që i rrethon.

Hidhini një sy këtyre fotografive. /k.k/noa.al/