Transmetuar më 12-03-2018, 18:20

Një ditë nga grabitja e një banese në fshatin Shelqet të Vaut të Dejës, zbardhet e gjithë ngjarja.

Sipas policisë së Shkodrës, deri më tani janë arrestuar dy persona, dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim, si përgjegjës për vjedhjen në banesën e shtetasit, P.Z.

Përveç arrestimeve, është bërë e mundur edhe gjetja në banesat e tyre të sendeve të vjedhura në datën 11 mars. 

Burimet zyrtare thonë se janë arrestuar Klovis Jeraj, 29 vjeç, dhe S. J. 16 vjeç, të dy banues në fshatin Mjedë, Vau Dejës. 

Gjithashtu janë proceduar penalisht dhe ndiqen në gjendje të lirë shtetasit, E. Z. 16 vjeç, dhe R. K. 17 vjeç, banues në fshatin Shelqet, Vau Dejës. 

Nga veprimet e para hetimore dhe gjatë kontrolleve të ushtruara në banesat e tyre, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale sendet e vjedhura në banesën e shtetasit P.Z.

Konkretisht u gjetën 680 mijë lekë të vjetra, 210 Euro, një sasi rreth 6 kilogram bizhuteri  argjendi, një laptop, një sasi lënde narkotike Cannabis Sativa, si dhe tre aparate celularë. 

Ngjarja në fjalë është organizuar dhe drejtuar nga i biri i pronarit të banesës, shtetasi E. Z. ku është kryer vjedhja nga shtetasit e lartpërmendur, të cilët janë shokët e tij. 

Materjalet iu referuan në Prokurorisë Pranë Gjykates së Shkalles së Parë Shkodër. /k.k/noa.al/