Transmetuar më 12-03-2018, 18:08
Policia e Durrësit është vënë në kërkim të 9 marinarëve nga Nepali.
Këta persona kanë hyrë në Shqipëri nga Rinasi dhe janë akomoduar në një hotel në Durrës në datën 9 Mars, në pritje për tu imbarkuar në një anije.
Por, ata janë larguar nga hoteli një ditë më pas ku kanë braktisur valixhet.
Nepalezët nuk janë kthyer më në hotel dhe stafi i hotelit ka njoftuar policinë.
Uniformat blu kanë nisur hetimet lidhur me rastin. Nuk dihet ende se pse këta shtetas kanë braktisur bagazhet dhe janë larguar. Mister mbeten edhe qëllimet e tyre./