Transmetuar më 12-03-2018, 17:44

Sharon Stone rikthehet fuqishëm, teksa është fotografuar në plazh me Angelo Boffa, biznesmen italian, 19 vjet më i ri se aktorja e Hollivudit.

Ata janë shfaqur duke u relaksuar në bregdet nën rrezet e diellit, ndërsa puthen dhe shkëmbejnë përkëdhelje si dy adoleshentë.

Mjaft tërheqëse në bikini në plazhet e Majemit, Sharon Stone shfaqet shumë seksi dhe e shpenguar, pavarësisht nga sytë kureshtarë të njerëzve.

Sipërmarrësi italian, ka pak kohë që është bërë burri i jetës së saj, pas dy martesave, shumë lidhjeve dashurore dhe tre fëmijëve të adoptuar. Demokrate në politikë, budiste në bindjet fetare, është mbështetëse e të drejtave të komunitetit gay. 

Pak ditë më parë ylli hollivudian festoi  60 vjetorin e lindjes, larg nga vendlindja e saj në Medvill, një vend i vogël në zemër të Pensilvanisë, e lindur nga prindër irlandezë dhe nga ku nisi një karrierë e mbushur me momente të errëta, shumë dashuri dhe suksese të mëdha./b.l/noa.al/