Transmetuar më 12-03-2018, 17:42

Ish-kryeministri Sali Berisha i është rithyer sërish çështjes së sekuestrimit të 613 kilogramëve kokainë. Në një prononcim për mediat para selisë së PD, Berisha ka deklaruar se kryeminisitri Rama po përpiqet të mbrojë veten duke përdorur të vëllanë si mburojë.

“Sot sapo pashë mediat dhe konstatoj që Edi Rama ka përdorur si mburojë për vete e Olsin, komunikatën banale që ka shpërndarë Fatmir Xhafa, që i futi thikën pas shpine me deklaratën e tij banale që bëri mëngjesin e ditës se drogës kur tha se aksioni u krye nga policia doganat dhe partnerët ndërkombëtarë”, dekalroi Berisha.

Më tej ai tha se kryeinistri është tashmë peng i ministrit Xhafaj.

“Me këtë deklaratë, thikë pas shpine, është se Xhafa dëshmoi se ka tashmë, peng Edi Ramën. Nuk është më tani vetëm Saimir Trafiku. A mund të imagjinoni ju që kryeministri vendos në Facebook e tij, statusin e Fatmir Xhafës dhe bërtiste në çdo rresht, rroftë Xhafa, rroftë Xhafa. Kjo është për mua çështja e të gjitha çështjeve, që u intereson të gjithë shqiptarëve. A e patë lajmin tjetër se detërat e Shqipërisë, si rrugë për drogën drejt Europës. Çfarë reagimi. Edi Rama përpiqet që të tymnojë këto zhvillime të cilat shumë shpejt do të shënojnë fundin e karrierës së tij, si Noriega i Ballkanit, Noriega i Europës”, tha Berisha të tej./a.m./noa.al/