Transmetuar më 12-03-2018, 16:41

Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar një vizitë në familjen e Agur Vrenozit, i cili mbeti i vrarë nga grabitësit teksa u përpoq t’i vinte në ndihmë pronarit të një pike këmbimi valutor në Fier.

Meta i dorëzoi familjërëve të Vrenozit “Dekoratën e Artë të Shqiponjës” pas vdekjes.

Familjarët e viktimës kanë falenderuar presidentin për gjestin që nderon kryefamiljarin e rënë për të ndihmuar të tjerët.

 “Falenderojmë Presidentin Meta për nderimin e djalit tonë”, janë shprehur ata.

Ndëkorhë presidenti gjatë bashkëbisedimit tha se autorët e krimit të rëndë duhet të amrrin dënimin maksimal.

“Autorët e këtij akti kriminal të marrin ndëshkim shembullor nga drejtësia. Ju shpreh ngushëllimet dhe solidaritetin tim të plotë. Erdha për t’ju shprehur mbështetjen time dhe të shtetit shqiptar, do jemi gjithmonë pranë jush. Është heroi i vlerave qytetare, me figurën e tij sot nderohemi të gjithë. Akti i tij sublim, frymëzues për brezin e ri dhe mbarë shoqërinë tonë”.

Agur Vrenozi u vra teksa ndërhyri gjatë një grabitje që po ndodhte në një pikë exchange në qytetin e Fierit. Policia arrestoi pak pas ggjarjes 3 autorët e krimit./a.m/noa.al/