Transmetuar më 12-03-2018, 16:21

Prej kohësh përflitet shumë për marrëdhënien mes deputetit të PD Klevis Balliu dhe gazetares sportive Ilda Bejleri. Vetë Ilda e pyetur nga mediat rozë e ka kaluar me përgjigje të përgjithshme, duke nënkuptuar më shumë një ‘jo’.

Lidhur me këtë histori ka reaguar vetë deputeti.

Klevisi ka qenë i ftuar në emisionin e mëngjesit në “Ora News” ku është shprehur se lajmet për lidhjen me Ildën janë të rreme.

Por ai ka shtuar se ata të dy janë miq shumë të ngushtë dhe njihen prej shumë vitesh.

“Unë me Ildën jem miq, njihemi prej kohësh. Ato janë lajme të rreme. E kam shumë shoqe, është super gocë, super gazetare, ka thyer dy-tre tabu në televizion, por nuk është ajo që raportohet”, ka deklaruar Klevisi. /a.m./noa.al/