Transmetuar më 12-03-2018, 15:38

Pjesa e parë e ditës mbetet me kthjellime të shkurtra dhe vranësira të shpeshta të cilat sjellin shira të dobët në pjesën më të madhe të vendit.

Ndërsa pasditja dhe mbrëmja, përmirësojnë kushtet e motit në territor duke sjellë në territor, kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të ulen me 2 – 3°C në të dy ekstremumet termike ditore të cilat do të variojnë nga 3 në 20°C.

Era do të fryjë mesatare, me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Perëndimor ndërsa në det dallgëzimi ulet në 2 – 3 ballë.

Europa

Europa Jugore dhe brigjet Jugperëndimore vijojnë me shira të shpeshtë por reshje të pakta dëbore do të ketë Europa Lindore dhe Qendrore.

Ndërsa vranësira të shpeshta dhe kthjellime të shkurtra dominojnë rajonin Mesdhetar dhe pjesërisht në Europën Veriperëndimore./b.l/noa.al/