Transmetuar më 12-03-2018, 14:45

Një nga çështjet më të diskutuara të ditëve të fundit, ajo për ndërtimin e Teatrit Kombëtar, me sa duket ka gjetur një zgjidhje përfundimtare vetëm sot.

Përmes një njoftimi të kryeministrit të vendit Edi Rama në faqen e tij zyrtare në facebook, ai ka bërë me dije vendimin final: Teatri i ri Kombëtar do të ndërtohet mbi gërmadhën e të vjetrit.

Më tej ai shkruan: "Sot pasdite, 17.00, në sallën e ekspozitave të COD, Qendra për Hapje e Dialog, në Kryeministri, prezantohet Projekt-Propozimi i Teatrit të Ri Kombëtar.

Një nisëm frymëzuese për një Partneritet Publik-Privat në funksion të kulturës e të zhvillimit ekonomik e social. Një projekt i studios së famshme ndërkombëtare".

Mbetet të presim orën e nisjes së këtij prezantimi, për të kuptuar më në detaje të rejat rreth e projektit që pritet të transformojë Teatrin Kombëtar./b.l/noa.al/