Transmetuar më 12-03-2018, 13:36

Një person i shpallur në kërkim, i dënuar me 8 vite burg, është vënë në prangat e policisë së Bulqizës.

Gjatë ditës së diel u arrestua Mexhit Zogu, 60 vjeç, lindur në fshatin Valikardhë, Bulqizë dhe banues në Tiranë.

Zogu është shpallur në kërkim nga policia e Tiranës më 14 shtator 2012.

Kjo pasi me bashkim dënimesh ai është dënuar gjithsej me 8 vite burgim për veprën penale të “Mashtrimit”.

Pas arrestimit të tij është lajmëruar Drejtoria e Policisë Tiranë, me qëllim ekzekutimin e vendimit penal në ngarkim të 60-vjeçarit. /a.y/noa.al