Transmetuar më 12-03-2018, 13:17

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Libofshë të Fierit, ku një shtetas grek, ka rrahur nusen e tij dhe ka qëlluar me thikë vjehrrën.

Georgios A., 41 vjeç, lindur në Athinë e banues në Libofshë, Fier, u vu në prangat e policisë këtë të diel.

Ai akuzohet se në fshatin Libofshë, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, E.Gorea, 34 vjeçe, dhe ka kanosur e gërvishtur me thikë vjehrrën e tij, Dh.Gorea, 63 vjeçe, në prezencë të fëmijës së tij të mitur.

Mësohet se 41-vjeçari grek prej më se dy vitesh ishte kthyer në vendlindjen e së shoqes, ku dhe jetonte.

Ka qenë një debat i momentit ai që ka shkaktuar acarimin e situatës, deri sa Georgios ka rrëmbyer një thikë në kuzhinë dhe ka kërcënuar vjehrrën, e cila kishte ndërhyrë për të shuar sherrin.

Ndaj të dyshuarit materialet iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Prodhimi mbajtja, blerja apo shitja e armëve të ftohta”. /a.y/noa.al

Foto ilustruese