Transmetuar më 12-03-2018, 10:54

Të talentuar, plot energji dhe dashuri mes tyre, ata janë me të vërtetë një nga çiftet më simpatikë shqiptarë, e ndoshta nga të paktit që i shohim pothuajse çdoherë bashkë.

Jo vetëm dashuria, por edhe profesioni i njëjtë ka bërë që Venera Lumani dhe Lindi Islami të jenë edhe më të lidhur së bashku.

Së fundmi zinxhirit të dashurisë disavjeçare, vetëm pak orë më parë, Venera dhe Lindi i kanë shtuar edhe një hallkë më shumë, një këngë për veten, një betim të sinqertë që e kanë në zemër.

Prej kohësh, siç ishte mësuar, Venera dhe Lindi, krahas projekteve të tjera, po punonin edhe për klipin më të ri, të cilin sapo e kanë publikuar.

“Betohem”, kënga e re e çiftit simpatik, me tekst të Ylli Limanit dhe muzikë nga ata të dy, është një himn për dashurinë, një premtim për njëri-tjetrin dhe një betim për të mos e lënë kurrë vetëm të zgjedhurin e jetës./b.l/noa.al/