Transmetuar më 12-03-2018, 09:45

Në futboll shpesh herë kemi parë që ndeshjet sportive të kthehen në arenë boksi mes futbollistëve, madje edhe tifozë që zbarkojnë në fushë, duke sjellë një kaos të vërtetë.

Por rasti i mbrëmshëm në Greqi tregoi edhe njëherë gjakun ballkanas. Presidenti i ekipt të futbollit të Selanikut, PAOK Ivan Savidis u fut në fushën e lojës me armë në brez.

Ai tentoi të godasë gjyqtarin kryesor të ndeshjes kundër AEK.

Në minutën e 84-t të ndeshjes, Varela shënoi me kokë golin e avantazhit për PAOK, por gjyqtari, pas sinjalizimit të anësorit.  

Në këtë moment presidenti i PAOK, Ivan Savidis, zbriti nga tribuna qendrore  me pistoletë në brez, duke u thënë lojtarëve që të linin ndeshjen.

 Pas këtij incidenti dy skuadrat u tërhoqën në dhomat e zhveshjes.

Por kjo nuk ishte pasi mediat greke raportojnë se  Savidis ka qarkulluar me pistoletë në brez, në dhomat e zhveshjes në kërkim të arbitrit të ndeshjes.

I menjëhershëm ishte edhe reagimi nga qeveria greke, pasi në një konfrencë të jashtëzakonshme për shtyp ministri grek i Sporteve tha se vendi ka bërë shumë hapa mbrapa me këtë situatë dhe se do të komunikojë me UEFA-n, për të ndërprerë kampionatin./m.sh/noa.al/