Transmetuar më 12-03-2018, 09:23

Policia del me deklaratë lidhur me aksidentin e ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku një fugon që transportonte nxënës ka dalë nga rruga.

Më konkretisht në orën 07:35 të mëngjesit të sotëm, mjeti me targa AA 445 KE me drejtues shtetasin A.H., që transportonte nxënës shkolle nga fshatrat Buzuq dhe Orizaj për në shkollën e Çorovodës, ka dalë nga rruga.

Për pasojë nxënësit E.K., 17 vjeçe, A.K., 17 vjeçe, R.H., 17 vjeç dhe B.H., 17 vjeç po dërgohen në spitalin e Beratit për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa nxënësja R.K., 18 vjeçe, po transportohet në Spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë më të specializuar, për shkak se ka marrë dëmtime të shumta.

Gjithashtu janë lënduar lehtë  edhe 5 nxënës të tjerë të cilët ndodhen në spitalin e Skraparit, për të marrë ndihmë mjekësore pa probleme për jetën.

Grupi hetimor në vendngjarje, po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit. /a.y/noa.al

Furgoni me nxënës del nga rruga, plagosen 6 persona