Transmetuar më 12-03-2018, 08:10

Ndërsa prej kohësh vijojnë përplasjet mes Partisë Demokratike dhe qeverisë për përjashtimin nga skema e ndihmës ekonomike të një sërë familjesh në nevojë, Kryeministri Edi Rama, nuk lë rast pa replikuar.

Mëngjesin e sotëm ai ka publikuar një video në Facebook, ku në fillim të saj shihet Lulzim Basha në familjen e Donika Shetës.

Më tej tregohet se si gruas e cila për pesë vite ka marrë ndihmë ekonomike, i gjendet punë me 240 mijë lekë të vjetra në muaj, madje shihet teksa firmos kontratën e punës.

“Ndihma ekonomike nuk është zgjidhje, alternativa jonë është punësimi”, thuhet në video.

Ndërkohë gruaja dëgjohet se është shumë e lumtur, pasi nga ndihma ekonomike merrte vetëm 39 mijë lekë të vjetra.

“Mirëmëngjes dhe me një tjetër nga shumë shembujt e ndryshimit, mes atyre që njerëzit në ndihmë ekonomike u interesojnë veç për pasqyrën e propagandës politike dhe nesh, që përpiqemi çdo ditë t’i punësojmë sipas mundësive e aftësive, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama. /a.y/noa.al