Transmetuar më 12-03-2018, 07:40

Moderatorja Viola Spiro, është një prej vajzave më të komentuara të ekranit, kryesisht për jetën e saj luksoze dhe veshjet e shtrenjta.

Ajo ka qenë pjesë e emisionit “Lart e poshtë” ku ka folur mbi shopping dhe mbi blerjet e shtrenjta.

Viola ka zbuluar se nuk është e fiksuar pas veshjeve të shtrenjta por ruan ofertat.

Madje ajo ka zbuluar se një herë nuk i kanë mjaftuar paratë e rrogës dhe ka marrë borxh.

“Mundohem të blej dhe gjëra të shtrenjta, por kur janë outlet ose kur ka ulje, kur është diçka që bie në sy por nuk është masive. E urrej kur janë në modë dhe mund ta blej kushdo, pasi realisht të gjithë mund të blejnë një palë atlete të shtrenjta ose një veshje të shtrenjtë sepse mund të kursejnë. Edhe unë kam kursyer. Madje kam marrë dhe para borxh motrës time për të blerë një çantë të shtrenjtë që nuk mund ta përballonte një rrogë kështu që më duheshin ekstra”, u shpreh Viola.

Kujtojmë se pak muaj më parë, i dashuri i saj u arrestua në Itali, i akuzuar për trafik droge. /a.y/noa.al