Transmetuar më 11-03-2018, 19:00

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka inkurajuar të rinjtë që të orientohen drejt librave si një mënyrë për të ecur në karrierë, por dhe për të fituar pavarësi.

I pranishëm në panairin e studimeve, të organizuar nga Forumi i Rinisë Eurosocialiste me gjimnazistët e qytetit të Tiranës, por jo vetëm, Veliaj theksoi se njerëzit më të pavarur sot në botë janë ata që dinë dhe ata që s’kanë nevojë as për shtetin e as për partinë për të ecur përpara.

“Inkurajimi im është, fokusohuni te ajo që dini dhe sa më shumë që të mbushni kapacitetin tuaj me dije, aq më të pavarur do të jeni nesër.

Sot njerëzit më të pavarur janë ata që dinë dhe ata që s’kanë nevojë fare as për shtetin, as për partinë, as për asgjë. Përkundrazi, këto organizata kanë nevojë për këta njerëz. Janë tërë kohën duke i hapur dyert për të ftuar këta njerëz”, deklaroi ai.

Kreu i Bashkisë theksoi se pavarësisht paragjykimeve, rezultatet e punës së nisur nuk do të mungojnë. /k.k/noa.al/