Transmetuar më 11-03-2018, 10:53

Kryeministri Edi Rama ka vijuar sërish ngacmimet ndaj kryedemokratit Lulzim Basha, lidhur me financimet e dyshuara ruse të Partisë Demokratike.

Rama thotë se Lulzim Basha, bie në kundërshtim me veten.

Ai publikon në Facebook një video nga një intervistë e Bashës, ku ngre pikëpyetje mbi deklarimet e tij.

“500 mijë USD?! Nuk di gjë. M’i kanë dhënë pa me pyetur!… Pa e ditur… Edhe sot s’e di!… 500 mijë USD të tjera akoma?!… Pa lidhje mor burrë… Jo jo, pa asnjë lidhje”, shkruan Rama.

Ai ironizon më tej se ç’janë ata bamirës rusë që i japin para pa e pyetur.

Për më tepër shihni videon më poshtë. /a.y/noa.al