Transmetuar më 11-03-2018, 10:22

Ditën e sotme një prej personaliteteve më në zë të Partisë Socialiste feston ditëlindjen.

Me këtë rast ai ka publikuar një fotografi nga fëmijëria, teksa të ëmën e mban në krahë.

Ndonëse nëna e tij nuk jeton më, ish-deputeti i Partisë Socialiste, Namik Dokle e ka të pamundur ta harrojë dhe e kujton teksa feston 72-vjetorin e lindjes.

Madje në fotografinë e publikuar, ai e quan të shtrenjtë dhe të paharruar.

“Edhe sot, ditën e 72-vjetorit kur më linde, më duket se ti, dhe vetëm ti, më mban akoma në krahë, nëna ime e shtrenjtë dhe e paharruar!”, shkruan Dokle. /a.y/noa.al