Transmetuar më 11-03-2018, 09:21

Ka nisur karrierën që kur ishte e vogël dhe tani publiku e konsideron si një prej aktoreve më të dashura.

Rita Lati është një prej aktoreve shqiptare që arrin të kthejë në batutë çdo lloj situate.

Gjatë një interviste për ‘Why Not’ nga e bija Roza Lati, këtë të shtunë, ajo rrëfeu se si reagoi kur një djalë kaloi në rrugë dhe i vodhi varësen e floririt.

“Ishte moda atëherë me varëse floriri. Në 95 tek Pallati i Kulturës, unë duke shitur mend shikoja kush më sheh që kam varëse. Kisha dy varëse, një të madhe një të vogël. Kur kalon një furtunë, iku varësja. Njerëzit kalonin, unë: O çuni, ke harruar këtë të voglën”, tregoi ajo.

Po ashtu duke komentuar modelin e flokëve, Rita tha se ka kopjuar modelin e nënës së Kim Kardashian.

Më tej nuk kurseu një batutë, “Veç me një dallim: atë e lënë burrat, unë i lë”. /a.y/noa.al