Transmetuar më 11-03-2018, 07:28

Biznesmeni shqiptar, Hetem Ramadani i ka habitur të gjithë kur ka zbuluar se puna e parë që ka bërë ka qenë çoban.

Teksa ishte i ftuar këtë të shtunë në “Xing me Ermalin”, Ramadani tregoi se ka kullotur mijëra bagëti dhe këtë punë e bënte pa para.

“Me që babai im ka qenë një ndër tregtarët më të mëdhenj në ish-Jugosllavi, u merrte me shitje-blerje të qengjave, dhenve, kafshëve. Unë kam qenë bari ose çoban, kjo ka qenë puna e parë, por e bëja pa para”, tregoi ai.

Më tej shtoi se ka kullotur deri në 10 mijë qengja dhe dele në livadhet e Drenicës.