Transmetuar më 10-03-2018, 19:48

Dy fëmijët e gjyqtares Fildez Hafizi, e vrarë nga ish-bashkëshorti i saj i janë bashkuar aksionit për mbjelljen e pemëve.

Thuajse një vit pas ngjarjes tragjike, ata janë rishfaqur në publik teksa përkrah kryebashkiakut Erion Veliaj kanë mbjellë një pemë manjole në kujtim të nënës së tyre.

Veliaj është shprehur i gëzuar që dy fëmijët që mbetën pa nënë nga dora vrasëse e të atit, i janë bashkuar nismës për mbjelljen e pemëve në kryeqytet.

 “Me dy të rinjtë e mrekullueshëm të familjes Hafizi dhe kushërirat e tyre të vogla, të cilët i dedikuan kujtimit të nënës së tyre një pemë manjola dhe që e nderojnë më pas çdo ditë me rezultate të shkëlqyera në mësime, e sjellje shembullore në Tiranë!”, u shpreh Veliaj në rrjetin social./a.m./noa.al/