Transmetuar më 10-03-2018, 19:00

Japonia është vënë alarm për shkak të aktivizimit të vullkanit Shinmoedake, në ishullin Kyushu në jug të vendit.

Autoritetet kanë nisur evakuimin e banorëve në një rreze prej 4 kilometrash nga krateri i vullkanit pasi ekziston rreziku i përhapjes së matrialeve vullkanike përvëluese. 

Sipas raportimeve nga BBC, tymi është ngritur në lartësi deri në 4500 metër ndërkohë në zonë janë ndjerë edhe dridhje tërmeti pas shpërthimit vullkanik. 

Sipas ekspertëve aktiviteti i vullkanit mund të vijojë për muaj me radhë.

Ky vullkan është bërë frymëzim për filimin e James Bond në vitin 2011 “Jetohet dy herë”.

Arkipelagu në këtë zonë ka plot 200 vullkanë, 50 prej të cilëve janë ende aktivë./ a.m./noa.al