Transmetuar më 10-03-2018, 18:59

Skënderbeu dhe Partizani shënuan fitore në ndeshjet e kësaj javë në Superligën Shqiptare, përkatësisht përballë Lushnjës dhe Luftëtarit të Gjirokastrës.

Korçarët vijojnë të qetë rrugën në krye të tabelës së klasifikimit pasi mposhtën Lushnjën me rezultatin 3 -1. Pjesa e parë u mbyll me epërsinë e Skënderbeut, Ali Soue shënoi që në minutën e dytë.

Bruno Dita dyfishoi për korçarët, ndërsa Sefa shkurtoi diferencën. Në pjesën e dytë Skënderbeu mbyll llogaritë me Xhemis Adenji. Mbyllet gjithçka 3 -1 për korçarët që vijojnë të kryesojnë kampionatin bindshëm, ndërsa lushnjarët vijojnë të shuajnë shpresat për qëndrim në superligë.

Në ndeshjen tjetër të pasdites së sotme Partizani mposhti bindshëm Luftëtarin në Selman Stermasi me shifrat 3 – 0. Dy herë Batha dhe Progni i dhanë fitoren Partizanit që duket se po kalon ditët e vështira./m.sh/noa.al/