Transmetuar më 10-03-2018, 17:58

Çudirat në futbollin shqiptar nuk kanë fund. Në ndeshjen Partizani – Luftëtari, kryeqytetasve u anulua një gol pasi një tifoz hodhi në fushë një bluzë të mesfushorit Lorenc Trashi.

Si për ironi të fatit pasi Trashi përgatitet të gjuajë nga jashtë zonë, e cila përfundoi në rrjetë, një tifoz i Partizanit hedh në fushë bluzën e atij që sapo kishtë shënuar gol. Për arbitrin e ndeshjes kjo ishte e parregullt dhe për këtë shkak anuloi edhe golin.

Nuk dihet arsyeja pse tifozi hodhi fanelën e Lorenc Trashit në fushë, por ajo që ka rëndësi është anulimi i golit për Partizanin.

Pas këtij incidenti loja u ndërpre për disa minuta pasi lojtarët dhe stafi i Partizanit nuk u pajtuan me këtë vendim. Gjithsesi loja rinisi dhe të kuqtë shënuan një tjetër gol./m.sh/noa.al/