Transmetuar më 10-03-2018, 17:33

Ndonëse jemi në ditët e para të pranverës temperaturat në vendin tonë kanë pësuar një rritje të ndjeshme. Në zonat bregdetare termometri shënoi deri në 25 grade celcius.

Pikërisht këto temperatura bënë që shqiptarët t’i drejtohen bregdetit. Qindra qytetarë nga Tirana "pushtuan" sot plazhin e Durrësit, ndërsa në Vlorë ka pasur edhe më guximtarë duke u larë në ujërat e detit Jon.

Por sinoptikanët japin një lajm jo të mirë pasi duke nisur nga dita ë hënë në gjithë Shqipërinë do të rikthehen rreshjet e shiut dhe do të ketë një ulje të ndjeshme të temperaturave./m.sh/noa.al