Transmetuar më 10-03-2018, 17:00

Ndonjëherë makinat e vjetra kanë vlerë edhe më të madhe se sa të rejat. Ato kthehen në relike dhe shumë persona janë të çmendur për të ruajtur modelet e vjetra.

Një makinë tip Shelby Cobra dhe një Ferrari u shitën për 3.575.000 dollarë në një ankand. Mjetet sportive ishin prodhime të viteve përkatësisht 1967 dhe 1966 shkruan Yahoo.

Por ajo që e bën akoma më të çmendur çmimin e shitjes është fakti se ato ishin ngujuar në një garazh për plot 27 vite, pa lëvizur fare raporton noa.al.

Ato qëndronin në garazhin e një servisi që kur pronari i tyre ia kishte lënë të vetmit mekanik të besuar.

Por ai humbi jetën në një garë të çmendur më motorë dhe makinat sportive mbetën aty./a.m./noa.al/