Transmetuar më 10-03-2018, 08:06

PSG ka publikuar shifrën për të cilën Real Madriti duhet të paguaj nëse kërkon të marr Neymar. Sipas mediave spanjolle skuadra parisienë e shet yllin brazilian për plot 400 milion euro.

Ndërsa nga krahu tjetër mësohet se Neyar është penduar që është larguar nga Barcelona dhe ka shprehur dëshirën të kthehet përsëri tek skuadra katalanase.

Siç shkruan “Mundo Deportivo”, Neymar në bisedat që ka konsumuar me shokët e ish-ekipit të tij ka shprehur dëshirën për t’u rikthyer në “Camp Nou”. Ai gjithashtu ka biseduar me drejtuesit e klubit ku ka ofruar rikthimin e tij.

Braziliani ndihet i penduar që u largua nga Katalonia për të mos qëndruar në hije të Messit, ku luajti që nga 2013-ta deri në 2017-ën. Neymar ka pyetur drejtuesit e Barçës se çfarë duhet të bëjë për t’u rikthyer, duke pranuar se oferta e PSG-së i pati errësuar sytë. 

Ai po mendon që të rikthehet në Barcelonë në vitin 2019-të. Deri vitin tjetër gjithçka mund të ndodhë, megjithëse në garë është futur edhe Real Madrid.  Presidenti i madrilenëve e ka shprehur haptazi dëshirën për të sjellë në “Santiago Bernabeu” yllin brazilian.

Neymar da Silva Santos Junior u largua zyrtarisht nga Barcelona më 3 gusht të 2017-ës. Gjigantët francezë të PSG-së paguan klauzolën e çmendur prej 222 milionë euro për të marrë shërbimet e brazilianit. 26-vjeçari nënshkroi me parisienët kontratë deri në vitin 2022, por një pjesë e mendjes dhe zemrës së tij qëndrojnë akoma në Barcelonë./b.l/noa.al/