Transmetuar më 09-03-2018, 22:15

Prurjet e shumta në Kaskadën e Drinit kanë vështirësuar së tepërmi situatën në zonën e Shkodrës ku mijëra hektarë tokë janë përmbytur.

Portat e HEC-ve janë hapur për të shmangur katastrofën, pasi uji i është afruar nivelit kritik.

KESH në një njoftim për mediat bën me dije se shkarkimet janë reduktuar gjatë ditës së sotme.

“Korporata Elektroenergjitike Shqiptare është duke ndjekur në dinamike ecurinë dhe parametrat hidroenergjetikë të kaskadës (prurjet dhe kuotat) dhe duke e përshtatur rrëgjimin e shkarkimeve sipas dinamikes së prurjeve që janë ne rënie për ditën e sotme. Ju bëj me dije se sot në ora 10:40 rrëgjimi i shkarkimeve është ndryshuar me trend zbritës. Shkarkimet totale nga HEC-i fundor i Kaskades (Vau Dejes) janë reduktuar me 400 m3/sek. Korporata Elektroenergjetike Shqiptare informon se situata hidroenergjitike në kaskadën e Drinit po përmirësohet dhe prurjet natyrale në ora 17:00 rezultojnë ne 116O m3/sek”, njofton KESH.

Më tej,KESH sqaron se afër mesnatës do të reduktohen edhe më tej shkarkimet.

 “Duke parë tendencën ne rënie të prurjeve natyrale, parashikimet meteorologjike për ditët në vijim dhe me qellim dhënien e kontributit te saj ne lehtësimin e aspekteve operacionale të shtabit të emergjencave civile te Qarkut te Shkodrës, gjykoi te mundshme qe sonte ne ora 23:00 te reduktoje me tej shkarkimet” sqaron KESH./a.m./noa.al/