Transmetuar më 09-03-2018, 22:05
Mund të cilësohet si një prej pritjeve më spektakolare në botën e futbollit.
Një portier arrin të ndalë topin që thuajse ishte futur, me një veprim akrobatik, duke fluturuar.
Bëhet fjalë për portierin Agustin Federico Marchesin i cili luan për ekipin meksikan Amerika.
Në një moment ai kishte dalë nga zona. Një lojtar i ekipit kundërshtar gjuan drejt portës, por portieri me veprim të çmendur arrin ta pengojë në vijën fatale./a.m./noa.al/