Transmetuar më 09-03-2018, 21:38

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola është gjobitur me 20 mijë paundë për shkak të shiritit të verdhë që mbajti në mbështetje të politikanëve të burgosur në vendlindjen e tij, Katalonjë.

Guardiola, ish-futbollist dhe ish-trajner i Barcelonës, kishte pranuar më herët gjatë kësaj jave akuzën e ngritur nga Federata e Futbollit për “përcjelljen e një mesazhi politik”, që bie në kndërshtim me rregulloren mbi uniformën dhe publicitetet në futbollin anglez.

Shefi ekzekutiv i Federatës Angleze, Martin Glenn deklaroi se “shiriti i verdhë i Guardiolës ishte një simbol politik, një simbol i pavarësisë së katalanasve”.

“Mund t’iu them se shumë spanjollë, jo katalanas, janë shqetësuar nga ky gjest. Ajo që po bëjmë është të aplikojmë me përpikmëri ligjet sportive”, citohet të ketë thënë ai nga “ESPN”-ja./a.m./noa.al