Transmetuar më 09-03-2018, 19:20

Një person ka humbur jetën në një aksident të rëndë rrugor, ku pamjet e publikuara janë vërtetë tronditëse.

Ngjarja shokuese ka ndodhur ditën e sotme, në orën 14:40, në rrugën Prishtinë-Shtimë.Një makinë e tipit “Opel Corsa”, dhe një kamion, kanë qenë të përfshira në këtë aksident.

Pamjet tregojnë se përplasja ka qenë e fortë duke bërë që makina e vogël të përfundojë copa-copa, ndërsa kamioni ka dalë nga rruga. /k.k/noa.al/