Transmetuar më 09-03-2018, 19:03

Në video shfaqen momentet e tmerrshme kur një e moshuar fluturon në ajër pasi merret përpara nga një automjet. Videoja e aksidentit e cila është publikuar nga Daily Mail është fiksuar në Doncaster në Britani, në lokalitetin South Yorkshire.63-vjeçaja Sue Gravel ishte duke kaluar rrugën pasi bëri pazarin pranë banesës, por aty kalon me shpejtësi një BMW seria 5 cila e përplas fuqishëm dhe largohet.Ngjarja ka ndodhur në 11 Mars të vitit 2017, ndërkohë familja publikon tashmë pamjet e siguruara nga një kamer sigurie duke shpresuar që shkaktari i aksidentit të identifikohet.Motra e Sue Val Buchanan tha: "Ishte shumë e vështirë për ne të gjithë të shihnim pamjet, sepse e dimë se ajo është vrarë”

"Ne dëshirojmë të bëhet drejtësi që motra ime të mund të pushojë në paqe. Ajo është duke pushuar, por jo në paqe derisa të marrim drejtësi për të", vijoi motra e saj./a.m./noa.al/