Transmetuar më 09-03-2018, 15:17

Gjatë gjithë ditës territori shqiptar mbetet me kthjellime ndërsa në orët e vona të pasdites shfaqen vranësira kalimtare në pjesën më të madhe të Shqipërisë duke vijuar ndikimin edhe gjatë natës.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit rriten lehtë gjatë mëngjesit por një rritje me 2 – 3°C sjellin orët e mesditës kur maksimumi do të ngjitet në 24°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare, me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Jugperëndimor ndërsa në det dallgëzimi ngjitet deri 2 ballë.

Europa

Europa Perëndimore dhe Jugperëndimore vijojnë me vranësira dhe shira mesatarë deri intensivë. Gjatë pjesës së dytë të ditës, reshjet përfshijnë zonën e Alpeve europiane dhe pjesërisht Italinë.

Por moti i kthjellët dominon Europën Juglindore ndërsa kthjellime dhe vranësira kalimtare do të ketë Lindja dhe pjesërisht Qendra e kontinentit./b.l/noa.al/