Transmetuar më 09-03-2018, 07:43

Një qenush simpatik ka tërhequr vëmendjen e kalimtarëve, jo aq prej veshjes si njeri, se sa prej faktit që ecte mbi dy këmbë.

Pamjet janë filmuar nga kalimtarët e Jilin, në verilindje të Kinës.

Qeni, jo vetëm ishte veshur tamam si njeri dhe kishte çantë në shpinë, por e mbante trupin drejt dhe ecte mbi dy këmbë.

Fotografitë e tij po bëjnë xhiron e rrjeteve sociale, duke befasuar njerëzit.

Në galerinë bashkëngjitur, gjeni një pjesë të mirë të pamjeve, të qenit që ecën në rrugë. /a.y/noa.al